Te premten Keshilli Bashkiak i hap rruge shembjes se teatrit | Lajme-News

2020-05-15 1

Pasi trualli i Teatrit Kombëtar i kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës, Këshilli Bashkiak do të mblidhet online të premten, në orën 12:00 për miratimin e akt-ekspertizës së bërë nga Instituti i Ndërtimit, që i hap rrugë shembjes së godinës.

Në projektvendim sqarohet se godina e Teatrit Kombëtar, e ndërtuar që në vitin 1938, ka dëmtime dhe përkulje në disa zona të soletës, degradim të sipërfaqes dhe materialeve për shkak të cilësisë dhe vjetërsisë, cedime të dherave në pjesën e skenës rrotulluese dhe degradim të bazamentit mbajtës, ç?ka rrezikon aftësinë mbajtëse të tyre.

Akt-ekspertimi i bërë në vitin 2018 nga Instituti i Ndërtimit vlerëson se kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nga ana statike nuk janë të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve dhe se janë jashtë normave të projektimit e shfrytëzimit të godinës.

Ekspertët sqarojnë se riparimi i objektit në 90% të tij dhe sjellja e godinës në kushtet teknike të sotme përbën vështirësi dhe se kërkon një kosto shumë të madhe.

Ata sugjerojnë shembjen e godinës, pasi sipas tyre është jashtë normave të projektimit, duke rrezikuar deri jetën dhe shëndetin e njerëzve.

Çështja e Teatrit Kombëtar do të jetë krahas mbledhjes së të premtes edhe në axhendën e punës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, edhe ditën e hënë, ku në orën 11:00 është parashikuar dhe projektvendimi për shqyrtimin e projektit për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Pas ndërprerjes së negociatave me privatët, Bashkia do të marrë një kredi nën garancinë e qeverisë, për realizimin e projektit të ri.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange